Kryeministri Edi Rama reagon pas dekretit të Ilir Metës për t’i hapur rrugë Bajram Begajt që të zgjidhet Kryetar Shteti.
“Këto janë muhabete që nuk kanë lidhje fare me ato që kanë ndodhur sot. E rëndësishme është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, do të ketë një president normal për një vend normal dhe për funksionimin normal të institucionit të Kreut të Shtetit”, tha Rama.
Rama: Lumturia është një fjalë shumë e madhe, por ajo që mund të them me plotë gojë është se më vjen shumë mirë që një proces aspak të lehtë, me një sallatë palësh në anën tjetër të gjysmësferës së Parlamentit, ne kemi arritur t’i japim jetë një proces. Ishte një proces ku të gjithë kishin mundësinë të kontribuojnë, dhe prej ku ka dalë një figurë, që është qartësisht e paidentifikueshme thjesht me ne që e kemi propozuar, por e identifikueshme me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit e detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal.


