Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“U prehtë në paqe! Ngushëllimet më të ndjera familjes”, shkruan Balluku.
Edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.
“U prehsh në paqe President! Ngushëllime bashkëshortes dhe fëmijëve!”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale Ministri Peleshi.


