Mes mesazheve të ngushëllimit nga politika për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
Përmes një postimi në FaceBook, Alibeaj shkruan se me largimin nga jeta të ish-presidentit Nishani, Shqipëria humbi përveç se një njeri të paqtë edhe një opozitar të vërtetë.
“I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”, mbyll mesazhin e ngushëllimit deputeti Alibeaj.
Postimi i plotë
Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President.
Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!


