• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JELEKU ANTIPLUMB SHPËTOI DUMANIN/ U nis të vriste Otin, shokun e ngushtë të Suelit por ra në pritë
Home
Breaking News

JELEKU ANTIPLUMB SHPËTOI DUMANIN/ U nis të vriste Otin, shokun e ngushtë të Suelit por ra në pritë

22 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbajtja veshur e një jeleku antiplumb që u sekuestrua më pas në banesën, ku u arrestua Nuredin alias Lulzim Dumani,(Luli) i ka shpëtuar jetën këtij të fundit, në ngjarjen e 29 Marsit të ndodhur në kryqëzimin e Papërit në Elbasan.

Pavarësisht mbrojtjes ai ka mbetur i plagosur ndërsa sulmi është bërë shkak për nisjen e operacionit policor. Pikërisht nga ky plumb, mori dhe emrin operacioni “Plumbi i Artë”, shkruan gazetari Elton Qyno.

Dumani kishte dalë në 26 dhe 29 Mars në Elbasan, për të vrarë Elton Kilën ose siç njihet ndryshe në Elbasan “Oti”, i cili është shok i ngushtë i Suel Çelës.

I shumëkërkuari i drejtësisë Shqiptare dhe pjesëmarës në disa ngjarje të rënda, ka treguar se porosinë për vrasjen, e kishte marë nga Suel Çela, nëpërmjet një bisede që kishte zhvilluar me të në aplikacionin “Matrix”.

Por nga verifikimet e kryera në TIMS, objektivi i tyre Elton Kila, rezulton të jetë larguar me familjen mëngjesin kur do të realizohej atentati, duke udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë.

Miku i Dumanit Henrik Hoxhaj, është endur për disa orë në hyrje të Elbasanit për të pikasur Otin, ndërsa Dumani, qëndronte në gadishmëri në zonën e Papërit, në pritje të një mesazhi konfirmimi për lëvizjen.

Dyshohet se e gjitha kjo skemë, ka qënë kurth, pasi vetë Dumani ishte objektivi i këtij atentati, duke u sulmuar befasisht nga tre persona ku është qëlluar plot 9 herë me automatik duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Vetë Dumani, nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, pavarësisht se brenda në makinë tip BMWx5 ku qëndronte kishte 2 automatikë kallashnikov, një pistoletë Izraelite dhe 1 pistoletë “TT”.

Ai është transportuar nga Henrik Hoxhaj në drejtim të Fierit, dhe në darkën e asaj nate, të dy personat janë arrestuar nga RENEA.

Tashmë prita u kthye në rrëfimin që solli 32 të akuzuar nga të cilët 14 janë në kërkim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJT SKADIMIT AFATI PËR RAUNDIN E DYTË/ Palët me qëndrime të qarta, “djegin” propozimet për kandidatët për president
Previous article TALEANËT ME MASA EKSTREME/ Gazetaret afgane mbulojnë fytyrën në emision

s.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT