• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA e Birn: Shansi i humbur për një president normal
Home
Politikë

ANALIZA e Birn: Shansi i humbur për një president normal

14 May, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kushtetuta e Shqipërisë, në formën që u miratua në fillim në vitin 1998, parashikonte një president mbi palët, jo partiak, me një numër të kufizuar funksionesh, më i rëndësishmi i të cilave ishte kryesimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, emërimi, promovimi dhe shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Për rrjedhojë, presidenti duhej të zgjidhej me tre të pestat e parlamentit, pra jo me më pak se 84 vota. Por një president i tillë, jopartiak, mbi palët dhe i zgjedhur me kompromis mes dy partive kryesore të vendit, u zgjodh për herë të parë dhe të fundit në vitin 2002 dhe ishte Alfred Moisiu, një gjeneral në pension. Moisiu demonstroi cilësitë e tij si president mbi palët në vitin 2007, kur të dy palët politike u detyruan të arrinin një marrëveshje, në kohën kur Rama bojkotoi zgjedhjet për pushtetin vendor.

Që nga ajo kohë e më pas, të dy palët politike i dhanë vendit presidentë gjithnjë e më të këqinj, figura të dala nga vullneti i njërës palë apo tjetrës. Pasoja e këtij lloj presidenti mund të vërehet te degradimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë, deri në pikën kur, një reformë tjetër, nën këshillën e ndërkombëtarëve, i hoqi presidentit shumicën e funksioneve në sistemin e drejtësisë për ta zëvendësuar me institucione të tjera.

Në vitin 2008, Rama dhe Berisha ranë dakord që, jo vetëm të mos bënin ndonjë përpjekje për të gjetur president konsensual, por ta degradonin postin e presidentit duke e bërë atë të zgjedhshëm me gjysmën e votave të deputetëve, nga dy të tretat që duheshin më parë.

Edhe mënyra se si u zgjodhën presidentët është domethënëse në vetvete. Në vitin 2007, dukshëm nën frikën se deputetët e tij mund të shiteshin në votim të fshehtë për president, Rama bojkotoi parlamentin. Por në ditën vendimtare, disa deputetë të Partisë Socialiste vajtën në parlament, dukshëm të blerë nga qeveria “Berisha”, për të votuar Bamir Topin si president. Ndërsa në vitin 2012, Berisha zgjodhi një njeri më afër tij sa nuk bëhet për president. Në vitin 2017, socialistët e përdorën postin e presidentit dukshëm si një lloj internimi të artë për aleatin e vet të padëshirueshëm, Ilir Metën, ndërsa tani, presidenti i gjashtë pas rënies së komunizmit, pritet të dalë në formën e një surprize nga xhepi i kryeministrit aktual, pas një përpjekjeje aspak bindëse për “bisedime” me opozitën.

Presidenti i ardhshëm do të ketë akoma më pak funksione në politikën e pushtetit real se sa paraardhësit për shkak të reformës në drejtësi, gjë që sugjeron se palët politike mund të kishin ndonjë lloj interesi për t’u dukur normalë, të aftë për të bërë një politikë normale, e tillë që nuk është 100% në funksion të interesit të vet. Dhe për të identifikuar një president normal, dukshëm duhet t’i referohesh cilësive që kushtetuta ia ka përcaktuar figurës së presidentit, pra që të jetë figurë e kompromisit politik, të jetë mbi palët, të jetë jopartiak, të mos merret me “aktivitet privat”. Me pak fjalë, një figurë simbolike që nuk ka pushtet real, por që përfaqëson kombin dhe ka një autoritet moral. Maksimumi që mund të bëjë me këtë autoritet moral është që të kthejë ndonjë ligj edepsëz të qeverisë në parlament (mund ta bëjë vetëm një herë dhe rrëzohet me shumicë të thjeshtë).

Megjithatë, të hënën parlamenti pritet “ të djegë”, (kështu thuhet), procedurën e parë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Në procedurën e parë supozohet se palët politike mund të votojnë një ose disa kandidatura. Në rast se asnjë nga kandidaturat nuk merr tre të pestat e votave, atëhere një raund i dytë dhe një i tretë parashikohet të bëhet në dy javët në vijim, gjatë së cilave, palët politike do të kenë mundësi të bisedojnë në kërkim të kompromisit. Dhe vetëm nëse kjo nuk është e mundur, në raundin e katërt ose të pestë, shumica parlamentare ka të drejtë të zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë. Ashtu si edhe në herët e kaluara, palët politike, jo vetëm që nuk janë në gjendje të gjejnë president konsensual, por dukshëm as nuk e marrin mundimin të kërkojnë. Në kushtet kur presidenti nuk ka pushtet real, nuk është drejtpërsëdrejti e kuptueshme se pse palët politike as nuk përpiqen t’i japin vendit një president normal. Por ka gjasa që kjo nuk është e mundur pikërisht për shkak se zgjedhja e një presidenti normal rrezikon t’ia rrisë pritshmëritë shqiptarëve nga politika dhe të kërkojnë edhe ndonjë kryeministër normal apo ndonjë kryetar opozite normal, deputetë apo kryebashkiakë normalë, cilësi këto në kontradiktë me aktualitetin. Në fund të fundit, një president normal mund të dalë vetëm nga një politikë normale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT/ Ja profesionet që po largohen nga vendi, mes tyre dhe shoferët
Previous article HAKMARRJA/ Rusia ndërpret furnizimin me energji elektrike për Finlandën

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT