• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ Ja profesionet që po largohen nga vendi, mes tyre dhe shoferët
Home
Sociale

SHIFRAT/ Ja profesionet që po largohen nga vendi, mes tyre dhe shoferët

14 May, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Mes profesionistëve që largohen nga Shqipëria janë edhe shoferët. Në transportin publik kërkohen mbi 1 mijë shoferë, sipas Shoqatës së Transportit.

Dashamir Kanto 20 vite ka punuar si drejtues mjeti në transportin publik. Për shkak të pagës së ulët sot ai është shkëputur nga ky sektor.

“Rroga ishte shumë e ulët, 300-350 euro në muaj nuk ja vlente. Më mirë thash po e lë dhe po e vazhdoj punën këndej nga Franca. Bëj linjën Tiranë- Paris. Kjo është një sakrificë si për mua si për familjen, me atë pagë nuk e përballoja dot,” – tregoi Kanto.
Shoqata e transportit thotë se mungesat më të mëdha janë në transportin urban, pasi një pjesë e shoferëve janë larguar në Gjermani.

“Ka pasur vështirësi në gjetjen e shoferëve, se pas pandemisë pati një ikje mjaft të madhe të specialistëve të transportit në Gjermani. Që nga ajo kohë e deri tani nuk kemi gjetur punëtorë mjaftueshëm,” – tha Dashnor Memaj nga Shoqata e transportit Urban dhe Interurban.

Paga e një shoferi në transportin urban në Shqipëri varion nga 350 në 700 euro. Në Gjermani pagat nisin nga 500 euro deri në 1 760 euro. Grupmosha mbizotëruese e shoferëve të transportit publik është mbi 50 vjeç, por të dhënat e marra në Drejtorinë e Transportit Rrugor tregojnë se mosha mbizotëruese e shoferëve të autobusëve dhe minibusëve është 38 vjeç.

Krahas mungesave si pasojë e emigrimit të shoferëve, sipas të dhënave të marra në DPSHTRR nga viti në vit ka edhe një ulje të personave që marrin patentën për autobus dhe minibus.

Transporti publik urban aktualisht në Shqipëri nuk punon me kapacitet të plotë. Burime për Euronews Albania tregojnë se ka qytete që po ofrojnë transport me vetëm 1 autobus.

Në Shkodër para pandemisë ka pasur 6 autobusë, sot ka vetëm 3, në Fier ka pasur 5 dhe tani ka vetëm 1, në Dibër nga 4 para pandemisë, numri ka shkuar në 1. Durrësi, Elbasani dhe Vlora operojnë me 50% të kapacitetit të autobusëve, ndërsa Tirana me thuajse 70%. Euronews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA/ Përfshihet nga flakët qendra tregtare në kryeqytet, ndërrojnë jetë 27 persona
Previous article ANALIZA e Birn: Shansi i humbur për një president normal

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT