Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ligjvënësit në parlament që të dënojnë masakrën e Serbrenicës.
Gjatë fjalës së tij Berisha atakoi dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilësoi si një Putin të vogël, përgjegjës për genocidin në Bosnje, të cilin mund ta ripërsërisë në çdo kohë.
“Njerëzit grumbulluan në një kamp të mbledhur nga OKB, por për shkak të dobësive të mbrojtësve të tyre u zhvillua kasaphana më e amdhe. Ata që mund të dilnin nga kampi dhe të iknin drejt pyejeve, u kapën dhe askush nuk shpëtoi.
Njohja e genocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara. Ata që nuk njohin genocidin kanë.
Njohja e genocidit është e qëllim që të mos përsëritet më. Aleksandër Vuçiç është arkitekti i këtij genocidi. Është i regjistruar me zë dhe figurë që thotë se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi kryesor i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare. Ne kemi detyrim madhor ta dënojmë këtë genocide që është sanksionuar nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata e Krimeve të Luftës n ëish-jugosllavi. Ështe genocid i faktuar dhe i pranuar nga vendet e qytetëruara. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, përgjegjësit të genocidit. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë”, tha Berisha.


