• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA BERISHËS PËR SREBRENICËN/ Balla: Je përgjegjës! Furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë
Home
Politikë

AKUZA BERISHËS PËR SREBRENICËN/ Balla: Je përgjegjës! Furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë

12 May, 2022 s.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë dhe atë përgjegjës për masakrën e Srebrenicës. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Berisha për disa vite ka furnizuar makineritë e luftës me karburant, gjë që sipas tij e konfirmojnë edhe raportet amerikane.

“Të nderuar kolegë dhe kolege, Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria, e ka dënuar, e dënon dhe do e dënojë përjetësisht gjenocidin e Srebrenicës, ose tragjedinë e Bosnjës dhe ka mbështetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatë së Hagës përkundrejt të gjithë urdhëruesve të kësaj tragjedie. 8 mijë boshnjakë myslimanë kanë humbur jetën. Ia thash dhe zotit Shehu, kam pasur mundësinë që të vizojë memorialin, dhe besoj se në 11 korrik, biem dakord, që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë një minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre. Kur ka ndodhur masakra? në 11 korrik të 1995. Ia thash dhe zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që foli këtu thjesht dhe gjetëm kjo që sapo dëgjuat, e shumë fjalime të tjera, duken si turpërime dhe në fakt, është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, edhe ndoshta pak me Tritan Shehun, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe. Erdhe si cjapi te kasapi. Kisha kohë që prisja të ti thoja dy fjalë për këtë çështje. Gabim që kemi bërë që si kemi hapur më parë këto peta byreku me ty. Gjenocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill të 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport, ku thuhet; Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnjë.”, tha Balla.

Balla mes të tjerash paralajmëroi Berishës se pas 4 vitesh nuk do të jetë më deputet në këtë sallë.

“Ia thash dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut që ne mund të biem dakord që të bëjmë rezolutë për këtë çështje, por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tendë. Katër vite sa të jesh këtu ti nuk merr asnjë firmë, katër vite nuk do jesh por nejse. Merrni lexoni librin e ish-presidentit ë malit të Zi, sepse zotëria ka bërë të gjithë furnizimin me naftë të ushtrisë serbe. Thuhet se kemi pasur marrëveshje të heshtur me presidentin e asaj kohë Sali Berishën për të shtrirë tubat në Shkodër, për të çuar naftën në Mal të Zi. Ndjen përgjegjësi që ti ke thyer embargo të SHBA me marrëveshje, është provë Algor e ka shkruar në raport. Ndaj është habia e madhe çne Amerika është kujtuar për Saliun se Saliu është burri i mirë. Unë se kuptoj se ku e gjen t’i…se njeriu ka njëfarë keqardhje, kanë vdekur 8 mijë veta atje dhe t’i ke përgjegjësi direkte, kanë furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Po të mos e kishe furnizuar ti ndoshta nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedia. Ne e dënojmë gjenocidin në Srebrenicë, por jo të lëmë që iniciativën për të bërë rezolutë për këtë ta marrësh ti.”, pohoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VOTUAT SIPAS URDHËRIT TË VUÇIÇ"/ Berisha sulmon mazhorancën: Ç’mund të presësh nga një eskortë trafikantësh...
Previous article SULMON VUÇIÇIN/ Berisha: Është një Putin i vogël, mund të përsërisë genocidin e Serbrenicës në çdo kohë

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT