• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA e Ramës: Do kishim zgjedhur Hashim Thaçin president, por ai është në burg. Berisha i përket botës së përtejme
Home
Politikë

DEKLARATA e Ramës: Do kishim zgjedhur Hashim Thaçin president, por ai është në burg. Berisha i përket botës së përtejme

27 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama përjashtoi njëherë e mirë mundësinë e diskutimeve me Komisionin e Rithemelimit dhe Sali Berishën për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

“Nuk ka akoma një proces. E kam thënë dhe e përsëris që është shumë e qartë vija e kuqe për ne. Ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të ardhmen me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme”, deklaroi Rama.

Ai u shpreh se do kishin vënë Hashim Thaçin president por për monentin shtoi se ai nuk është një qytetar i lirë.

“Kushtetuta jonë ka parashikuar që president nuk mund të zgjidhet dikush që në 10 vitet e fundit nuk jeton në Shqipëri. Ne do kishim vënë Hashim Thaçin president. 

Do ishte president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën. Por fatkeqësisht për momentin ai nuk është qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces, mos më bëni të them se çfarë procesi është”, tha Rama.

Rama deklaroi në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se presidenti i ri i republikës nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS-së.

“Diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit apo presidentes, pasi ditët po kalojnë dhe procesi i zgjedhjes po afron. Po ta kishim identifikuar një person do ta kishim bërë publik.

Ne kemi mbledhur propozime dhe ajo që kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e Kryesisë është se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI NË MËDYSHJE? Atëherë ja çfarë fustanesh duhet të vishni gjatë darkave të verës
Previous article DEKLARATA E PUTIN/ Reagon Vulin: Nuk e ndryshon qëndrimin e Rusisë për Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT