Ministria e Drejtësisë zhvilloi këtë të martë një tryezë mbi procesin e integrimit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ndryshëm të agjensive të zbatimit të ligjit.
Gjatë fjalës së mbajtur në takim ministri Ulsi Manja, deklaroi se me hapjen e negociatave do të intensifikohen marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe kërkoi që institucionet e zbatimit të ligjit të bashkëpunojnë së bashku për plotësimin e Kapitullit 23 dhe kriterit politik.
“Takimin e sotëm unë e konsideroj si një shprehje të vullnetit tuaj për të vijuar axhendën e integrimit.
Mbajtja e kësaj tyeze vjen pas një lajmi të mirë që vjen nga Franca, pas rizgjedhjes së presidentit Macron, dhe rolit të avancues për proceset integruese në ballkanin Perëndimor.
Takimi i sotëm i dedikohet pikërisht këtiij intensifikimi të marrëdhënieve me instituicionet që garantojnë sundimin e ligjit. Gjatë viteve të fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një tejzgjtjeje për hapjen e negociatace megjithëse rekomandimet e Komisionit Evropian kanë qenë positive.
Përpjekje të shumëanëshme po bëhen që ky proces të ndodh këtë vit. Me hapjen e negociatave komunikimi me strukturat e BE-së do të intensifikohet dhe çdo punë do të shumëfishohet, por dhe kërkesat për të treguar progres do të intensifikohen, sytë vëzhgues do të rriten dhe kërkesat do të ashpërsohen prandaj të dashur miq ne duhet të funksionojmë si sahat. Kjo duhet të jetë deviza jonë deri në integrimin e llotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sikurse jeni dhe në dijeni procesit të negociatave i kemi kërkuar një vëmendje të shtuar me ngritjen e drejtorisë së integrimit e cila është e plotësuar dhe me staf. Kapitulli 23 dhe kriteri politik janë në krye të punës tonë çdo ditë”, tha Manja.


