• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY MUAJ LUFTË/ Presidenti Putin pret sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres
Home
Nderkombetare

DY MUAJ LUFTË/ Presidenti Putin pret sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

26 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Moskë.

Takimi në Kremlin pritet të ketë në fokus rolin diplomatik të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe mundësitë për të dërguar ndihmë humanitare dhe korridore të sigurta për civilët, sidomos në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Shefi i OKB-së, 72-vjeçar, planifikon të bisedojë fillimisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov rreth mesditës.

Më pas Guterres do të takohet me Putinin në Kremlin.

Pas vizitës së tij në Rusi, shefi i OKB-së do të udhëtojë përmes Polonisë në Ukrainë, ku pritet të takojë presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Së fundi është rritur presioni ndaj Guterres për të pasur rol më aktiv në dhënien fund të konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI/ Ulsi Manja: Me hapjen e negociatave duhet të funksionojmë si sahat, sytë vëzhgues...
Previous article DETAJET TRONDITËSE/ Si e organizoi për muaj të tërë vrasjen e së bijës, 33-vjeçarja greke u kap nga paniku ditën e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT