• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË FRANCË/ Rama uron Macron: Uroj që shumë shpejt ta mikpresim në Shqipëri
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË FRANCË/ Rama uron Macron: Uroj që shumë shpejt ta mikpresim në Shqipëri

24 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Emmanuel Macron është rizgjedhur si President i Francës për të dytin mandat radhazi, pasi mundi në raundin e dytë të votimeve rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, me një diferencë të konsiderueshme votash.

Mbi këtë fakt, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se e ka uruar Macronin menjëherë pas fitores së tij.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”.

Kështu shkruan Rama në Twitter, duke lënë të hapur mundësinë se Macron mund të kryejë një vizitë në Shqipëri, gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Macron e fitoi garën presidenciale me 58.2% të votave.

Megjithatë, bie në sy një shkallë e lartë abstenimi tek francezët, me mbi 28% të popullatës, të cilët nuk dolën aktivisht në zgjedhje.

Rivalja e Macron, Le Pen, nga ana tjetër, ka deklaruar se rezultati ka qenë shumë i mirë për kampin e saj, pasi ka arritur shifra historike për ekstremin e djathtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SHTETET E NATO-S, TE SHBA DHE BE/ BE/ Kush janë vendet që i kanë ofruar armë Ukrainës për të përballuar agresionin rus
Previous article "BOTA JEM..."/ Fero bën urimin special për 1 vjetorin e së bijës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT