• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Zhupa i drejtohet Kushit: Jeni akuzuar për plagjiaturë! Ministrja: Sollët periudhën më të errët të arsimit
Home
Politikë

KUVEND/ Zhupa i drejtohet Kushit: Jeni akuzuar për plagjiaturë! Ministrja: Sollët periudhën më të errët të arsimit

21 April, 2022 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka mbajtur një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi.

Zhupa iu drejtua ministres duke thënë se është një ndër të akuzuarat për plagjiaturë, duke shtuar se tashmë duhet të kishte përfunduar kontrolli i të gjithë titujve akademikë në universitetet e vendit tonë.

“Dibranët thonë në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Ju jeni vetë një nga të akuzuarat për plagjiaturë. Duhet të ishte mbaruar tashmë kontrolli anti plagjiaturë dhe rishikimi i titujve akademikë. Në këto tre vjet duhet të kishit bërë kontrollin anti plagjiaturë për pedagogët në radhë të parë.

Duhet të ishte miratuar ligji i ri për kërkimin shkencor. Duhet të ishte krijuar arkivi digjital i doktoraturave. Keni premtuar që në vitin 2019 kodin e cilësisë. Në momentin kur kurrikula ecën në një drejtim dhe biblioteka ecën në një drejtim tjetër nuk e di kush janë detyrat e ministrisë tuaj”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja tha se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, arsimi ishte në periudhën më të errët.

“Një pjesë e madhe e këtyre ministrave janë gdhirë natën e tërmetit dhe vazhdojnë të jetojnë me trauma. Kjo duhet të jetë prioritet për ne për të vazhduar punën. Më duket papërgjegjshmëri të thuash mos na i përmendni më këto se na lodhët.

Nëse i keni përjetuar ato ditë si shqiptarët e tjerë nuk duhet t’i hiqni nga mendja. Në pjesën e parë të interpelancës i qëndrova strikt raportimit për atë që kemi bërë ne. Ju do të mbaheni mend si ajo qeveri që ka sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri”, deklaroi Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS HAP ZARFET/ Deputetët socialistë propozojnë 67 emra për Presidentin e ri
Previous article TRAFIK DROGE DREJT GREQISË/ Policia i bën "pritë" tre personave që lëviznin me një "Volkswagen", kishin marrë informacione se…

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT