• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE DREJT GREQISË/ Policia i bën “pritë” tre personave që lëviznin me një “Volkswagen”, kishin marrë informacione se…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE DREJT GREQISË/ Policia i bën “pritë” tre personave që lëviznin me një “Volkswagen”, kishin marrë informacione se…

21 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona u arrestuan nga policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia tha se kishte marrë informacione se shtetasit e arrestuar “në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, ndaj organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S”, beri me dije policia.

Njoftimi nga Policia Korçë

Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe 3 shtetas dhe sekuestrohen 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në​ 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ shtatë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

– A. B., 54 vjeç, banues në Korçë.

– A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Zhupa i drejtohet Kushit: Jeni akuzuar për plagjiaturë! Ministrja: Sollët periudhën më të errët të arsimit
Previous article EKZEKUTIMI I ZELENSKYT? Plani i Moskës për ta vrarë më 3 shkurt

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT