Kryeministri Edi Rama atakoi këtë të martë presidentin e vendit Ilir Meta, duke e cilësuar atë si shëmbëlltyrën më e keqe të kreut të shtetit që nga viti ’91.
Gjatë një fjalimi nga Kuvendi i Republikës, Rama u shpreh se presidenti i ardhshëm duhet të përçojë një frymë përbashkuese dhe të bashkojë gjithë shqiptarët.
“Që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët përtej bindjeve politike dhe dallimeve mes tyre. Dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është më e ngushtë se sa do të ishte në sy të parë përzgjedhja e pasuesit të presidentit më skandaloz dhe të papërsëritshëm në llojin e vetë që Shqipëriua kla patur rastin ta ketë pasur në krye.
Zgjedhja e ilir Metës ishte me detyrim përcaktim, pasi nuk i kishim votat dhe ndodheshim në një kontekst të jashtëzakonshëm, pasi mungonte opozita zyrtare në sallë dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte të binte mbi dikë që do ta përfaqësonte dhe opozitëm, Ne zgjodhëm një president për opozitën, por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën dhe i dha vendit një president që ishte shëmbëllyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur që prej vitit 1991. Sot jemi në kushte të tjera. Duhet ta shohim si një përgjegjësi të madhe dhe jo si një mundësi e lehtë për t’i ofruar vendit një president që do të përmbushte gjysmën e kornizës politike”, tha rama.


