• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DHUNA E DERI TEK TENTATIVA PËR PËRDHUNIM/ Çfarë FSHIHET pas krimit tronditës në Roskovec (DËSHMITË)
Home
Ekskluzive

NGA DHUNA E DERI TEK TENTATIVA PËR PËRDHUNIM/ Çfarë FSHIHET pas krimit tronditës në Roskovec (DËSHMITË)

18 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Pak ditë kanë kaluar nga krimi tronditës në familje ku vjehrri, Xhevahir  Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin.

61-vjeçari nuk e donte për nuse Merushen, për shkak se djali Fatjoni braktisi bashkëshorten e parë dhe nipin për shkak të saj.

Xhevahiri vrau si fillim bashkëjetuesen e djalit dhe më pas vari veten për krimin e bërë.I biri dhe viktima jetonin prej tre vtesh bashkë.

Por çfarë  fshihet pas këtij krimi tronditës?

Në media u përfol shumë se vjehrri nuk e pranonte si nuse të djalit Merushen dhe për këtë kishin konflikte të vazhdueshme. Por djali i autorit dhe njëkohësisht bashkëjetuesi i viktimës ka tronditur sot me deklaratat që ka dhënë në emisionin”Me zemër të hapur”.

Fatjoni tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po tentonte të varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.

Por edhe më tronditëse ishte dëshmia e tij, teksa deklaroi se para disa vitesh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur asaj natën në dhomë dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale.

Mes lotësh ai tregoi se këtë ngjarje ia kishte treguar nëna e tij në mëngjesin e asaj dite, e pasi kishte pyetur partneren, edhe ajo ia kishte konfirmuar dukje i thënë se “ai qeni mu fut në dhomë, hyri nga dritarja”. (KLIKO PËR TA PARË TË PLOTË)

Fatjoni ka pohuar se Merushja është përpjekur që të shpëtojë veten nga kthetrat e vdekjes që Xhevahiri po e dërgonte, teksa mbante në dorë një sfurk dhe e sulmonte 30-vjeçaren.Sipas tij, ajo ka bërë rezistencë, pasi është parë nga shenjat që janë lënë në murin e dhomës dhe në murin e tualetit.

Gjithashtu Fation Hoxha rrëfeu se gjatë periudhës që është lidhur me të ndjerën e dhunonte ish bashkëshorten e tij, me të cilën kishte edhe një djalë të mitur.Ai u shpreh se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij jashtë martesore dhe u largua me dëshirë nga shtëpia.

I riu tregoi se njihej me familjarët dhe ish-burrin e 30-vjeçares përpara se të niste një romancë me të, madje “hanin e pinin së bashku”.

Motra e Merushes e përballur me Fatjonin është shprehur se ai është fajtori kryesor, pasi duhet të largohej nga banesa e të shmangte këtë tragjedi.

“Unë fajësoj Fatjonin. Unë atë e respektoj se ishte pjesë e Merushes. Unë do të doja që ata të ishin gjallë. Çfarë t’i them Fatjonit? Pse më hoqi motrën. Ata nuk e respektonin mendimin e Xhevahirit, derisa përfunduan në këtë pikë. E dija që babai i Fatjonit e ka ngacmuar Merushen. Ne duam që të marrë masa shteti, jo ne. Xhevahir Hoxha më shumë i dërgonte ata në polici se sa në shtëpi. Policët i kanë thënë herën e fundit që lëri rehat. Nuk di ç’të them”, u shpreh Esmeralda.

Më tej ajo ka treguar se e kanë të vështirë që të pranojnë Fatjonin, për të vizutuar varrin e Merushes.

E afërmja e famljes Hoxha u shpreh se krimi ishte paralajmëruar nga Xhevahiri, i cili skenën e sotme e kishte rrëfyer shpesh herë.

“Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshtë se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshtë mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë”, tregon e afërmja e tyre.

Alpenews.al

 

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEMOFILIA/ Sëmundja e rrallë e përhapur në të gjithë vendin, mjekja: Në Shqipëri 245 pacientë të prekur
Previous article SHBA/ Balluku për Skavicën dhe TEC-in e Vlorës: Vepra të mëdha me partner të fuqishëm dhe serioz

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT