• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË BURRË “MISTERIOZ” PRANË TIJ/ Flet i riu që iu bë atentat: Plumbat nuk ishin për mua, dyshojë se janë për pronarin
Home
Breaking News

NJË BURRË “MISTERIOZ” PRANË TIJ/ Flet i riu që iu bë atentat: Plumbat nuk ishin për mua, dyshojë se janë për pronarin

18 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I mbijetuari” i një atentati të ndodhur të shtunën më 16 prill, Orland Paplekaj, ka rrëfyer të gjithë të vërtetat e tij.

Sipas asaj që rrëfen babai i dy fëmijëve, ka dyshime të forta se personat që e qëlluan nuk kanë pasur atë në “shënjestër”, por një person tjetër, që kishte kaluar pranë Orlandit.

“Në momentin që u bë atentati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua me armë.” ka thënë Orland.

Sipas tij, dyshon se atentati nuk është kryer kundër tij, por kundër personit “misterioz” që u kaloi pranë.

“Unë personalisht, mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij, personit tjetër.” Ka shtuar Paplekaj.

Sakaq Orland Paplekaj, ka ngritur edhe një “pistë” të tijën, ku shprehet se atentati mund të jetë bërë kundër punëdhënësit të tij.

“Kam frikë mos është një atentat, ose paralajmërim ndaj punëdhënësit tim, pasi unë nuk kam asnjë konflikt.” u shpreh babai i dy fëmijëve.

Së fundit, ai punonte si shpërndarës i bombolave të gazit dhe atentati iu bë pikërisht teksa ai ishte gjatë orës së punës. Megjithatë, policia nuk përjashton edhe pistën e inskenimit, pasi kamionçina e tij nuk u prek nga asnjë plumb. Por këtë e hedh poshtë Orland, i cili shprehet se nuk ka synim të fitojë azil. Po ashtu ai hedh poshtë edhe lidhjet që mund të jetë bërë për shkak të profesionin e të atit si polic.

“Nuk ka asnjë inskenim, për azil. Jam me letra të huaja. As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje më punën e tim ati, që është polic, apo me punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti dhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë, dhe unë nuk e njihja” është shprehu Orland Paplekaj.

Referuar informacioneve të raportuara më herët, babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një makinë “Golf” në lëvizje, që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TONELATA DROGE PËRMES ADRIATIKUT/ Si po i shfrytëzon Shqipëria kanalet e furnizimit në Itali
Previous article "TRONDITET" TURQIA/ Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, të paktën 10 të plagosur (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT