Raporti i fundit i DIA-s i nxjerrë në parlamentin italian, foli sërish për trafikun e drogës ndërmjet dy vendeve: Shqipëri-Itali.
Krimi i organizuar ka rritur ndjeshëm aktivitetin duke përdorur kanale furnizimi të brendshme dhe të huaja.
Sipas raportit të DIA-s sasitë e mëdha të drogës, vijnë kryesisht nga Adriatikut, më pas kalojnë nëpër rajon dhe në fund drejtohen drejt qendrave kombëtare dhe të huaja të narkotrafikut.
Sipas hetuesve të DIA-s, marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, drogë sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbianë.
Në këto raporte del në pah tendenca e grupeve kriminale shqiptare për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puliane për transportin e drogës në tregun ndërkombëtar.


