• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA TE ATENTATI I DËSHTUAR NË SHIJAK/ Autorët e sulmit përdorën makinë të vjedhur, pas ngjarjes ikën në drejtim të…
Home
Breaking News

NGA VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA TE ATENTATI I DËSHTUAR NË SHIJAK/ Autorët e sulmit përdorën makinë të vjedhur, pas ngjarjes ikën në drejtim të…

18 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj Orlando Pepkola në Shijak, që për fat të mirë rezultoi i dështuar.

Ngjarja ndodhi më 16 prill. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se automjeti që u përdor nga autorët për atentatin, një mjet tip Golf, rezulton i vjedhur në Tiranë, po ashtu edhe targat. Haxhiaj raporton se autorët, që mendohet se kanë qenë dy persona, kanë vëzhguar dhe ndjekur të riun, dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të kamionçinës me të cilën Pepkola shpërndante bombola oksigjeni. Njëri prej tyre nga një thes ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar, por fatmirësisht i riu ka arritur të manovrojë duke i dhënë gaz makinës. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar nga rruga Shijak-Xhafzotaj, duke dalë në autostradën Tiranë-Durrës, duke hyrë në kryeqytet.

“Kam qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë. U shkëmbeva në rrugë me automjetin tip ‘Golf’ më ka ndjekur rreth 10 metra dhe pastaj kanë qëlluar. Pasagjeri i mjetit tip ‘Golf’ e ka nxjerrë kallashnikovin nga një thes dhe ka qëlluar. Kam ecur që ti devijoja plumbat. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar”, mësohet të ketë thënë Paplekaj para grupit hetimor. Ndërkohë, policia ka disa pista hetimi, një prej të cilave është edhe njëri prej vëllezërve të ‘shënjestrës’, që rezulton të jetë dhëndër në familjen Haxhiu, dy vëllezërit që u vranë më 27 prill të vitit të kaluar. Policia është e bindur se ngjarja nuk është e stisur pavarësisht se kamionçina nuk ka qitje plumbash. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Vetë ndërtimi i dinamikës së atentatit tregon që autorët e kanë mbajtur në vëzhgim shënjestrën, kanë qëlluar në drejtim të tij dhe më pas janë larguar në drejtim të Tiranës.

Po ashtu ka dyshime se vrasjet e dy vëllezërve Haxhia, më 27 prill dhe e Dorian Shkozës, më 2 mars, janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili kërkon pjesën e tij të parave nga grabitja e Rinasit. Në vazhdën e dyshimeve, thuhet se ata kanë kërkuar vrasjen e personave të cilët kanë pasur dijeni për vendin e fshehjes së parave dhe nuk kanë pranuar ta tregojnë atë. Mes të tjerash Haxhiaj raporton për BW se Orlando Papleka ka punuar pak kohë si punonjës policie sigurie, ndërsa është prind i dy fëmijëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E MISTERSHME E 3 VAJZAVE NË GREQI/ Copa me gjak e gjetur pranë foshnjës 6-muajshe mund të zbardhë vrasjen
Previous article "UA PRISNIN MISHIN..."/ Media serbe: UÇK trafikonte organe, zemra shitej për 300.000 marka

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT