• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UA PRISNIN MISHIN…”/ Media serbe: UÇK trafikonte organe, zemra shitej për 300.000 marka
Home
Rajon

“UA PRISNIN MISHIN…”/ Media serbe: UÇK trafikonte organe, zemra shitej për 300.000 marka

18 April, 2022 s.autor Rajon

Një shkrim për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është botuar sot në faqen e parë të gazetës serbe Kurir.

Në këtë artikull aty shkruhet për “krimet e pretenduara të luftës nga ushtarët e UÇK-së dhe Shtëpinë e Verdhë”.

Sipas mediumit serb, ushtarët kosovarë kanë trafikuar organet e serbëve në fund të viteve 1990 duke i shitur në tregun e zi.

Ata kanë vijuar më tej duke nxjerrë dhe listën e çmimeve:

300.000 marka për zemrën,
60.000 marka për veshkën,
10.000 marka për 5 litra gjak

Sipas Kurir, protagonisti i këtyre punëve Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Mes të tjerëve ishin edhe ish-udhëheqësit e UÇK- së, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, të cilët më vonë shërbyen si kryeministër dhe presidentë të Kosovës. Të gjithë fituan miliona.

“Organet e serbëve, romëve dhe shqiptarëve hiqeshin në disa lokacione – më shpesh në Shqipëri – e preferuara ishte “shtëpia e verdhë”. Viktimat zakonisht nuk viheshin në gjumë përpara se t’u merreshin organet, por priheshin të gjallë. Menjëherë pas heqjes nga trupi, organet u vendosën në frigoriferë të veçantë dhe dërgoheshin në vendet e caktuara,” shkruhet në artikull.

Kurir raporton se ka marrë dëshminë nga një shqiptar, dëshmitar dhe bashkëpunëtor në trafikun e organeve. Bëhet fjalë për dëshminë e një njeriu që i ka hequr personalisht organet e njerëzve.

Sipas Kurir, ky “ish-pjesëtar i UÇK-së” përshkruan në detaje se si ka ndodhur trafikimi i organeve. Siç tha në fillim, ideja për të “bërë biznes” u ngjiz gjatë luftës, e cila filloi në vitin 1998.

“Nisi me idenë për të marrë paratë që gjoja u duheshin për luftën dhe normalisht i mbajtën për vete”.

Duke theksuar se është shumë i frikësuar për gjithë këto që thotë, shqiptari ka deklaruar se kryesori për trafikun e organeve ka qenë Jakup Krasniqi. Ai në një pjesë tjetër të deklaratës është shprehur konkret kur bëhet fjalë për organizatorët e kësaj pune monstruoze.

“Organizatorë të gjithë kësaj “pune” me organet janë: Shefi Jakup Krasniqi – truri i çdo gjëje, edhe për UÇK-në edhe për këtë “biznes”, kurse organizatorë janë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Sabit Geci. Meqë ishin komandantë, na porositën kush dhe kur dhe ku t’i transferonim të burgosurit dhe kështu u bë. am stërvitur nga “Black Masks”. Aty kishte më shumë mjekë për trajnim. Ata ishin nga Shqipëria. Më treguan në pjesët plastike të trupit se si të prisja, kryesisht zemrën, por edhe për veshkat, megjithëse më së shumti bëhej fjalë për zemrën. Epo atëherë më treguan se si ta nxjerr dhe si ta fus në akull. Më thanë se maksimumi 12 orë kohë ta merrja për t’ia vënë dikujt tjetër. Teksa merret zemra vendoset direkt në një kuti plastike që ka kapak dhe vendoset në frigorifer me akull. Mjekët thanë se duhet pasur kujdes kur priten venat dhe arteriet,” tregon ai, sipas Kurir.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA TE ATENTATI I DËSHTUAR NË SHIJAK/ Autorët e sulmit përdorën makinë të vjedhur, pas ngjarjes ikën në drejtim të…
Previous article JAVA NIS FTOHTË DHE ME VRANËSIRA/ Si pritet të ndryshojnë kushtet e motit në vijim

s.autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT