• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ Plani i Elvis Demçes bosit shqiptar të drogës në Itali, për të eliminuar dy sipërmarrës të fuqishëm
Home
Breaking News

PËRGJIMET/ Plani i Elvis Demçes bosit shqiptar të drogës në Itali, për të eliminuar dy sipërmarrës të fuqishëm

17 April, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elvis Demçe donte të vriste sipërmarrësin Tonino Lucianin dhe partnerin e tij, të cilët kishin interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka.

Ata i kryen kontrollet në vilën e Velletrit. Madje kishin porositur një njeri të besuar të blinte edhe një bazukë për ta përdorur atë kundër shtëpisë së Lucianit”. Janë përgatitje në stilin madhështor, ato që bosi shqiptar i drogës në Itali, Elvis Demçe dhe njerëzit e tij i rezervojnë një sipërmarrësi që ka përfunduar në shënjestrën e tyre, të bandës e cila u shpartallua janarin e kaluar nga prokuroria e Romës. Bisedat e deshifruara nga aplikacioni që kriminelët përdornin për ti shpëtuar veshit të policisë, Sky Etc, zbulojnë se të dyshuarit donin të vrisnin sipërmarrësin e fuqishëm italian Tonino Lucianin që kishte interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka. Në objektiv ishte gjithashtu edhe goditja e partnerit të tij Ariosto Pasquazzi.

“Po kur do t’ia japim goditjen këtyre të padenjëve?” pyet Demçe një nga ‘togerët’ e tij, Francesco “Bigis” Bastianelli, duke ia nisur madje në chat  foton e viktimave të tyre, sipërmarrësve me interes në kompanitë e ndërtimit, skela dhe investitorë në klubin e futbollit Cavese.

Është janar 2021 dhe ata bisedojnë: “O vlla, shkoji gjeji emrin dhe mbiemrin… që t’i marrim familjen dhe ta bëjmë të bindet”.

Fjalët Janë të vetë Shefit Demçe. Synimi është i qartë: “Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro aty dy spiunëve’”. Muajin pasardhës Demçe e informon Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se të nesërmen do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të organizatës së tyre”. Në fotot që shkëmbejnë mes tyre kriminelët janë armë të tilla si M16, Ak47 dhe pistoleta. Ndër armët është edhe “një bazukë për t’u përdorur kundër shtëpisë së  Lucianit”. Shefi jep ok për mallin që do të blihet. Dhe ortaku i përgjigjet: “Nesër më sjellin të tjera armë por dhe bazukën” dhe me bazukan tashmë gjithçka është gati. Një “fshatar” ka kryer edhe “inspektime për të parë se kush ndodhet brenda pronës, objektiv për tu goditur.

Por njëri nga të dyshuarit vendos t’i japë një paralajmërim të fundit Lucianëve: “Ishin në një lokal,  që ndalova, piva kafe, ata më  përshëndetën dhe menjëherë unë u thashë: duhet ti gjejmë një zgjidhje kësaj çështjeje”, tregon ai në chat, e zbuluar nga autoritetet.

“Jo luftë, ne e kemi respektuar njëri-tjetrin … ju na keni respektuar gjithmonë edhe pse keni shkuar te dy djemtë tanë të vegjël dhe keni thënë e kërkuar.”.

Dhe viktimat të frikësuara janë  përgjigjur: “Ndoshta jemi shprehur keq ose e kemi keqkuptuar … gjithmonë pa dashur të tregojmë mos respekt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASHKË NË LUFTË/ Papa kritikon Rusinë: Kemi parë shumë gjak e dhunë, zemrat tona janë…
Previous article THYEN HESHTJEN! Bora Zemani flet për "ribashkimin" me Donaldin: Më ka kërkuar falje POR...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT