• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASHKË NË LUFTË/ Papa kritikon Rusinë: Kemi parë shumë gjak e dhunë, zemrat tona janë…
Home
Nderkombetare

PASHKË NË LUFTË/ Papa kritikon Rusinë: Kemi parë shumë gjak e dhunë, zemrat tona janë…

17 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku kritikoi në mënyrë të qartë Rusinë për futjen e Ukrainës në një konflikt mizor e të pakuptimtë dhe u kërkoi udhëheqësve botërorë të përpiqen për paqe, ndërsa ai shënoi të dielën ato që i quajti “Pashkë lufte”.

Papa i bëri komentet gjatë fjalimit të tij “Urbi et Orbi” një bekim apostolik dhënë nga Papa në raste solemne e që tradicionalisht i kushtohet konflikteve botërore. Rreth 100 mijë njerëz ishin mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit.

Kjo është Pashka e parë që nga viti 2019 që publiku u lejua në shesh për të dëgjuar fjalimin e Papës, pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë së COVID-19.

Papa ia kushtoi pjesën më të madhe të mesazhit të tij Ukrainës, duke e krahasuar tronditjen e një lufte tjetër në Evropë me tronditjen e apostujve kur sipas ungjilli, panë Jezusin e ringjallur.

“Edhe sytë tanë janë mosbesues në këto Pashkë lufte. Kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Edhe zemrat tona janë mbushur me frikë dhe ankth, dhe shumë nga vëllezërit dhe motrat tona janë detyruar të mbyllen që t’u shpëtojnë bombardimeve”, tha ai.

“U bëftë paqe për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, aq e sprovuar nga dhuna dhe shkatërrimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë në të cilën e futën”, tha ai.

Moska thotë se po kryen në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.

Papa Françesku, i cili nuk e përmendi Rusinë me emër, tashmë e ka hedhur poshtë këtë përkufizim, duke e quajtur atë një luftë dhe duke përdorur sikurse edhe më pare përkufizime si agresion e sulm i pajustifikuar.

Në fillim të këtij muaji në Maltë, Papa Françesku kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin lidhur me sulmin, duke thënë se një “sundimtar” po nxiste konflikt për interesa nacionaliste./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATËR FITORE RRESHT/ Bayern Munchen shkon drejt titullit të dhjetë radhazi kampion
Previous article PËRGJIMET/ Plani i Elvis Demçes bosit shqiptar të drogës në Itali, për të eliminuar dy sipërmarrës të fuqishëm

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT