• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE DEL ME RADARË NË MES TË TIRANËS/ Ja çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve. Kujdes nëse bëni këtë veprim
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA RRUGORE DEL ME RADARË NË MES TË TIRANËS/ Ja çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve. Kujdes nëse bëni këtë veprim

14 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nisur nga analiza e aksidenteve rrugore, strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në zbatim dhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të Policisë Rrugore, kanë shtuar kontrollet dhe i kanë alternuar ato, në funksion të shkeljeve që janë verifikuar si burim i shtuar për aksidente rrugore me pasoja fatale për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës.

Në gamën e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore me pasoja, mbetet shqetësim siguria e këmbësorëve, kryesisht në vendkalimet e tyre. Në rrugët ku mungojnë vendkalimet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve, janë angazhuar shërbime policore, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në orare dhe vende të ndryshme, sipas analizës së riskut nga ngjarjet e verifikuara më herët.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, 104 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 123 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, 67 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 32 për shkelje të semaforit, 49 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 56 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 114 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PD, NË GJËNDJE TË TRISHTË"/ Escobar për mediat greke: Shqiptarët duhet ta refuzojnë Berishën, do të rikthente kohën kur Shqipëria shihej...
Previous article BASHA FTOI DREJTËSINË TA HETOJË/ Berisha: Pyeteni pse u kthye nga Roma dhe nuk shkoi në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT