• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD, NË GJËNDJE TË TRISHTË”/ Escobar për mediat greke: Shqiptarët duhet ta refuzojnë Berishën, do të rikthente kohën kur Shqipëria shihej…
Home
Politikë

“PD, NË GJËNDJE TË TRISHTË”/ Escobar për mediat greke: Shqiptarët duhet ta refuzojnë Berishën, do të rikthente kohën kur Shqipëria shihej…

14 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Në Departamentin Amerikan të Shtetit çështja e ndarjes nga e kaluara në rajonin e Ballkanit, duke pasur si shembull gjithmonë Sali Berishën është një prioritet. I dërguari special për Ballkanin nga DASH, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë për mediat greke e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

Teksa ka folur për ‘To Vvima’, Escobar, tha se PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit thekson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE.

” Ata janë tashmë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Çdo vend që i bashkohet BE-së po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë ,” tha ai, duke shtuar se politika e SHBA për këtë çështje mbetet e njëjtë. ” Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon .”

Escobar ka përshëndetur edhe rolin e Athinës në rajon.

“ Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë rajonin ”, thotë ai, duke e cilësuar si pozitiv bashkëpunimin greko-amerikan.

“ Ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja mbresëlënëse ekonomike. Është pjesa me rritjen më të shpejtë të BE-së. Dhe në këtë kontekst, qeveria greke ka nisur nisma ekonomike që do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të bëhet një qendër energjetike, teknologjike, detare dhe transporti. E gjithë kjo me synimin për ta lidhur Greqinë më afër Europës dhe për ta bërë atë një lojtar shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendeve të rajonit ”, thekson ai.

Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori.  Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon ,” tha ai.

Sipas tij qëllimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor  është të destabilizojë qeveritë në mënyrë që t’i largojë më tej ato nga Evropa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Trump i bashkohet Biden-it: Rusia po kryen ‘gjenocid’ në Ukrainë
Previous article POLICIA RRUGORE DEL ME RADARË NË MES TË TIRANËS/ Ja çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve. Kujdes nëse bëni këtë veprim

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT