Eshte siguruar foton e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e djali të tij dhe më pas vari veten në Roskovec.
Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizi.
Gazetarja e Panorama ka mundur të konfirmojë nga burimet se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.
Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.
Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.


