Gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Markue e cila ishte denoncuar si e zhdukur.
Sipas burimeve ajo është shoqëruar në komisariat dhe është duke u marrë në pyetje.
Bëhet me dije se ajo është gjetur pasditen e sotme në Lezhë. Zhdukja e saj u denoncua nga bashkëshorti i cili alarmoi forcat blu për t’u vendosur në lëvizje.
34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël, dyshohet paraprake se ishte larguar nga banesa për shkak të konflikteve familjare.
Megjithatë do të jenë hetimet ato që do të nxjerrin konkluzionet e zhdukjes së saj.


