• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU DY VËLLEZËRIT NË VLORË/ Gjykata lë të lirë Gerti Selimajn! Familjarët e viktimave ankimojnë vendimin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU DY VËLLEZËRIT NË VLORË/ Gjykata lë të lirë Gerti Selimajn! Familjarët e viktimave ankimojnë vendimin

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.

Në datën 28 mars, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, konkretisht, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë argumentim, gjyqtarja ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.

Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”.- thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Ky vendim i gjyqtares ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e gjyqtares të cilin e kanë quajtur të paarsyetuar. Sipas tyre me një fjalie, gjyqtarja ka liruar një tër dyshuar për vrasje me paramendim. Ato shtojnë se vendimmarrja e gjyqtares mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë korruptive dhe me vendim abuziv.

Në këto kushte, familjarët kërkojnë që të verifikohet ankesa e tyre dhe të merren masat e nevojshme kundër gjyqtares.

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg.’- tha djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

‘Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tke drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë’.- tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ndërsa tashmë do vuaj dënimin në Shqipëri. Një muaj më parë policia shqiptare bëri të mundur zbardhjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, ndërsa Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARRET MASIVE NË BUCHA-S/ Zelensky përlotet kur pa masakrën në qytet: Është e vështirë të flasësh (PAMJET)
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Biden shpërthen në akuza kundër Putin: Kriminel lufte

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi Aktualitet

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT