• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Vrasja e Oliver Ivanoviçit është e filmuar, prokurorët po presin që të bëjnë kqyrjen e xhirimeve
Home
Rajon

HETIMET/ Vrasja e Oliver Ivanoviçit është e filmuar, prokurorët po presin që të bëjnë kqyrjen e xhirimeve

17 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë, Rajon

Kur kanë kaluar vetë 24 orë nga vrasja e Oliver Ivanoviçit, autoritetet kosovare ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës.

Hetuesit kosovarë kanë marrë për ekzaminim xhirimet e kamerave të sigurisë që ndodhen në rrugën në të cilën ndodhet selia e partisë së politikanit serb të vrarë në Veri të Mitrovicës, pranë të cilës ndodhi atentati.

Dy prej kamerave, ndodheshin pikërisht në objektin në fjalë, drejt të cilit ishte nisur ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, në kohen kur u qëllua me gjashtë plumba në gjoks nga një pistoletë e tipit “Zastava”, nga një person ende i paidentifikuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyeri Syla, që bashkë me një koleg të tij serb po hetojnë bashkë vrasjen e Oliver Ivanovqit, ka treguar se është ende në pritje të ekzamimimeve të incizimeve të marrë nga këto kamera.

“Nuk kemi raporte hala të ekzaminimeve të tyre”, i ka thënë Syla të mërkurën Gazetës Express.

“Janë marrë disa kamera, në atë rrugë çka ka pasur kamera”, ka thënë ai.

I njëjti ka konfirmuar se përveç kamerave, në ekzaminim është edhe një veturë e tipit “Opel Astra” që u gjet gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u krye krimi.

“Janë duke u kryer ekspertizat e kamerave dhe veturës”, tha kryeprokurori i Mitrovicës.

Megjithatë, vrasësi që dyshohet se qëlloi ish-deputetin Ivanoviq, e më pas me veturën ‘Astra’ u largua nga vendi i ngjarjes, nuk është identifikuar nga autoritet kosovare.

Hetuesia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndonjë të dyshuar rreth këtij rasti, 24 orë pas.
“Jo. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka konfirmuar Shyqeri Syla për Gazetën Express.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtarë i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

/GazetaExpress/ 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbërrijnë në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave, i vrau shqiptari në Zvicër
Previous article Aida Hajnaj takim me homologen greke: Bashkëpunim për goditjen e krimit ndërkufitar

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT