• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Aida Hajnaj takim me homologen greke: Bashkëpunim për goditjen e krimit ndërkufitar
Home
Shqipëri

Aida Hajnaj takim me homologen greke: Bashkëpunim për goditjen e krimit ndërkufitar

17 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare, ishte në fokus të takimit që zhvilloi sot në Kapshticë, Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj me Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në policinë greke, Gjeneral Lejtnant Zaharoula Tsirigoti.

 

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj ka shprehur mirënjohjen e saj dhe ka falënderuar homologen për bashkëpunimin e mirë, ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë Policisë Kufitare Shqiptare.

Gjithashtu ajo theksoi se forcimi i bashkëpunimit midis Drejtorive lokale të Kufirit ka për qëllim shkëmbimin e informacionit dhe objektivin e vetëm që është parandalimi dhpe goditja e krimit ndërkufitar.

Gjithashtu homologia e saj greke ka nënvizuar masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare. Ajo nënvizoi se Patrullimi i përbashkët dhe shkëmbimi i informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ka sjellë rezultate pozitive në arrestimin e personave njëkohësisht dhe në sekuestrimin e lëndëve narkotike.

 

Hajnaj dhe Tsirigoti kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe rezultatet e arritura nga aplikimi i mirë i masave të përbashkëta.

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, tha se “ në takimin e sotëm u diskutua në parim për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, e cila do të fillojë me Kakavijën dhe pastaj do të zbatohet në të gjitha pikat e tjera që janë në kufirin me Greqinë”.

Vendosja e patrullimeve të sinkronizuara në kufirin e gjelbër që nga muaji Nëntor dhe në vazhdim, ka ndikuar në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.

Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë Greke, Gjeneral Lejtnant Zaharoula Tsirigoti, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me policinë shqiptare. “Patrullimi i përbashkët ka sjellë rezultate pozitive. Më shumë akoma ka sjellë takimi i grupeve të punës dhe i pikave të kontaktit që kemi përcaktuar si dhe shkëmbimi i informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ku ka patur si rezultat arrestimin e personave, njëkohësisht dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike”, tha Tsirigoti.

“Objektivi ynë i ardhshëm është plotësimi i kuadrit ligjor për qendrën e përbashkët të kontaktit policor dhe bashkëpunimit doganor në Kakavijë dhe vazhdimin e masave që tani jemi duke zbatuar, patrullime të përbashkëta dhe takimet e përbashkëta që po zhvillohen në luftë kundër kriminalitetit. Bashkëpunimi i përditshëm të cilin kemi përcaktuar me kontaktet e Drejtorive Vendore Ndërkufitare, kontrolli i dalje dhe hyrjeve, kishte si rezultat lëvizjen e fluksit të madh si gjatë periudhës së festave të fundvitit po ashtu dhe nga fillimi i Janarit, një lëvizje e cila ka arritur në 90 mijë shtetas që kaluan kufirin nga Shqipëria për në Greqi”, shtoi ajo.

“Ky bashkëpunim midis shërbimeve vërtetoi se midis nesh mund të zgjidhim çdo lloj problemi, dhe arritëm që të kalojmë të gjithë ata mijëra qytetarë pa vonesa nga kufiri. Do të doja të falënderoja homologen time për bashkëpunimin e deritanishëm për të cilin jam e bindur që do të vazhdojë dhe në të ardhmen”, vlerësoi Tsirigoti.

Në përfundim të takimit janë inspektuar të dy pikat e kalimit kufitar shqiptar dhe atij grek, ku drejtuesit lokalë të kufirit kanë dëshmuar dhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë midis dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET/ Vrasja e Oliver Ivanoviçit është e filmuar, prokurorët po presin që të bëjnë kqyrjen e xhirimeve
Previous article Merkato/ Lazio, Tare hedh sytë nga Brazili për yllin e Gremios

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT