Dite pasi u vrane ne Zvicer, kane mberritur ne Lezhe, ne banesen e prinderve trupat e pajete te dy motrave Frroku.
Alma dhe Elda u vrane mizorisht ne Zvicer nga burri i Almes, shqiptari 54 vjeçari më inicialet R.B.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se familjaret nuk ka folur asnje fjale ne lidhje me ngjarjen. Vetem eshte bere e ditur se ceremonia e varrimit do te mbahet neser ne qytetin e tyre te lindjes.
Familja e dy motrave, Alma dhe Elda Frroku ne lagjjen ‘Xhenjo’ te Lezhes qe u vrane ne Zvicer i kishte hapyr dyert e mortit, pas mbarrjes se lajmit te kobshem. Ata nuk jane ne dijeni te ndonje konflikti dhe as nuk dine te flasin mbi motivet e ngjarjes.
Nderkohe qe te pyetur nga “Panorama”, fqinjet e familjes thone se ato i njihnin si dy vajza qe vinin nga nje familje e nderuar dhe e respektuar ne tere zones. “Nuk kemi diheni se kane patur konflikte”-thone ata.
54 vjeçari më inicialet R.B, akuzohet se vrau gruan e tij Alma B, 38 vjeçe, dhe motrën e saj, Eldën, 31 vjeçare, ne banesen e tyre ne kantonin e Aargaut.


