• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin? Planifikoi vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, por ra në pritë
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin? Planifikoi vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, por ra në pritë

30 March, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani u tradhtua. Ai kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, autor i grabitjes së mbi 13 milionë Eurove në Rinas. Por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, ai u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.

Policia e arrestoi në Fier. Ky është momenti i prangosjes së tij.

Policia beson se Nuredin Dumani u qëllua nga Talo Çela ose persona të paguar prej tij. Hetuesit dyshojnë se Çela ishte vënë në dijeni me saktësi për planin e Dumanit, të cilin dikur e kishte pasur mikun më të besuar.

Megjithëse ende skema është e paqartë, burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se kamerat e sigurisë në një biznes në zonë, kanë kapur dy makina që lëviznin me shpejtësi, pranë njëra-tjetrës, ku dyshohet se lëvizte Talo Çela dhe njerëzit e tij.

Pasi u qëllua në lëvizje, Dumani bashkë me një person tjetër janë larguar në drejtim të Fierit.

Në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

“Në këtë derë që po ruhet nga policia të katit të katërt të pallatit 9-katësh në lagjen Apollonia në Fier  u arrestua Nuredin Dumani. Policia ndodhet në vendngjarje sepse grupi hetimor do të kthehet për te marrë të tjera prova materiale”.

Fqinjët e Dumanit tregojnë ai jetonte në këtë apartament prej pak kohësh.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë dy nga personat më të kërkuar të drejtësisë. Ata dyshohet se qëndrojnë pas disa vrasjeve që kanë ndodhur nga Pranvera e 2020-ës e në vijim, fillimisht si bashkëpunëtor e më pas si kundërshtarë.

Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunëtor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Pranverën e 2020-ës e cila rezultoi të kishte motiv lekët e grabitura në Rinas.

Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhënia e tyre u prish, teksa Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Ngjarje për të cilën ndodhet në kërkim.

Gjithashtu, Nuredin Dumani dyshohet edhe për vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani më Rrogozhinë, ndërkohë është i skeduar për disa ngjarje të tjera në Elbasan, për të cilat nuk i është ngritur akuzë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ NUREDINIT/ Hetime intensive, shkon në 7 numri i të shoqëruarve, të dyshuar për…
Previous article DUHET T'I HIDHNI NJË SY GOCA! Ja çfarë të vishni për në punë gjatë kësaj periudhe

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT