• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Ja gjyqtarët që do hetohen të parët
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Ja gjyqtarët që do hetohen të parët

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot ankimin e Uninonit të Gjyqtarëve, i cili kërkoi përmes një ankimimi, rrezimin e 25 neneve të 3 ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Ligjet ankimuara kishin lidhje me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe lidheshin edhe me pasuritë e tyre. Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, i hapet rrugë nisjes konkrete të procesit të vettingu-t. Më 23 nëntor  përfundon afati për aplikimin dhe zgjedhjen e e këshilltarëve juridik dhe ekonomik të Komisioneve të Vetingut, procedurë që i hap rrugë nisjes konkrete të vettingut nga nivelet më të larta deri tek ato më të ulëtat nëpër prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.

Më 23 nëntor plotësohet e gjiyhë struktura e Vettingut dhe me këtë moment nis edhe procesi i hetimit për dosjen e parë që do të jetë verifikimi i figurës së anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Hetimi vazhdon më pas me prokurorin e Përgjithshëm për të kaluar tek kandidatët që aplokojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit KLGJ dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë, KLP.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i vettingut, nis procesin e hedhjes së shortit për përcaktimin e gjykatava dhe prokurorive të para nëpër rrethe, tek të cilat do të nisë procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me përcaktimin e gjykatave dhe prokurorive nëpër rrethe, do të jetë një short i dytë që hidhet brenda së cilës prokurori e gjykatë, ku përcaktohen prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët nis hetimi.

Pra është shorti i parë që përcaktohet prokuroria ose Gjkykata e rrethit dhe shorti i dytë brenda secilës prokurori e gjykatë rrethi. Është një proces që do të shtrihet në pesë vite kohë.

Me përfundimin e zgjedhjes së kandidatëve për në KLGJ dhe KLP nis paralelisht edhe puna në dy strukturat e tjera që kanë të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit që është prokuroria speciale SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Nobelistja që bëri Beogradin të ziej
Previous article Ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump dorëzohet në FBI

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec Aktualitet

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT