Ushtria ruse dyshohet se ka rrëmbyer një tjetër kryebashkiak dhe zëvendësin e tij në Ukrainë.
Mësohet se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në një postim për rrjetet sociale.
Sipas tij, Oleksandr Yakovlev, kryebashkiak i Skadovsk, një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës , dhe zëvendësi i tij, Yuri Palyukh, dyshohet se u kapën nga ushtria ruse dhe po mahen si rob lufte.
“Pushtuesit rusë vazhdojnë të rrëmbejnë udhëheqësit lokalë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Skadovsk Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh janë rrëmbyer sot. Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare duhet të kërkojnë që Rusia të lirojë menjëherë të gjithë zyrtarët ukrainas të rrëmbyer”, ka shkuar ministri i Jashtëm i Ukrainës.


