Nuk ndalen rastet kur VIP-at shqiptarë janë të përfshirë në ngjarje kriminale, e madje shumë prej tyre nuk i kanë shpëtuar edhe dënimit nga drejtësia.
I tillë është edhe rasti i sotëm i cili bërëri bujë mendiat shqiptare por edhe ato të huaja.Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është mes 9 personave të arrestuar nga policia italiane gjatë goditjes së një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafik droge në Itali.
Sipas mediave grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Elsa Lila, siç bëhet e ditur në media mbante llogaritë e shitjes së drogës nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Por kush janë këngëtarët e tjerë të arrestuar për drogë?
Alpenews.al ju sjell disa prej tyre.
Këngëtari shqiptar Arian Begaj arrestua nga policia greke pasi u kap me lëndë narkotike. Policia i sekuestroi një pako të mbështjell najloni me rreth 50 gramë kokainë.
Edhe këngëtarja e njohur shqiptare Liljana Kondakçi pasi u kap me drogë nga policia greke.Më parë këngatarja kishte mohuar përfshirjen e saj në trafik ndërsa në përgjime ajo dilte me nofkën “Mamaja”. Ajo u akuzua si e përfshirë në trafik, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në Kalabri ku u arrestuan rreth 20 persona.
Këngëtarja Valbona Xeka u arrestua në 2016 në Qafë Thanë pasi u kap me 12 gram kanabis teksa po kalonte në kufirin maqedonas.
Viktor Zhusti u arrestua në Greqi më 1998, po ashtu për lëndë narkotike. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg, dënim të cilin e kreu në burgun “Hanja”.