Për të tretën ditë radhazi ka nisur protesta kundër rritjes së ccmimeve edhe në Durrës.
Qytetarët kanë marshuar deri në hyrjen e atuostradës Tiranë-Durrës me qëllimin për ta bllokuar, por nuk janë lejuar nga policia.

Haxhiaj raportoi se edhe pse policia ka proceduar 50 qytetarë sot protestës i janë bashkuar edhe studentët. Me thirrjet “Hape rrugën”, “Mos na provokoni”, protestuesit kanë vijuar protestën e tyre dhe kanë provuar të bindin policinë t’iu bashkohet.



