• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO ÇOHEN REKRUTA NË UKRAINË PËR TË LUFTUAR? Ja si përgjigjet presidenti Putin
Home
Nderkombetare

A DO ÇOHEN REKRUTA NË UKRAINË PËR TË LUFTUAR? Ja si përgjigjet presidenti Putin

8 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Presidenti i Russië, Vladimir Putin, publikoi një video për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku tha se rekrutët dhe rezervistët nuk po thirren për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

“Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak, nuk marrin dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi… Për detyrat e caktuara zgjidhen vetëm ushtarakë profesionistë”, tha ai në videon e publikuar më 8 mars.

Mesazhi i tij kishte për qëllim të zbuste shqetësimet e supozuara të grave ruse.

“Unë e kuptoj se sa shqetësoheni për të dashurit tuaj”, tha Putin, duke vlerësuar “besnikërinë dhe mbështetjen” e grave.

“Ju e bëni botën më të mirë falë ndjeshmërisë, dhembshurisë dhe bujarisë suaj shpirtërore”, tha ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, me urdhër të Putinit.

Putin ka dhënë urdhrin pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Ukraina është duke iu përgjigjur sulmit rus me ushtarë e civilë.

Disa media kanë raportuar se disa rekrutë rusë janë dërguar në luftën në Ukrainë, por REL nuk i ka konfirmuar në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Ushtria ukrainase ka thënë se mijëra ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka folur për humbje, por nuk ka dhënë shifra specifike./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HEROIZMI NUK ËSHTË SHOW"/ Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, apel Zelenskit: Ndal gjakderdhjen
Previous article "WAGNER" NË UKRAINË/ Kush janë mercenarët e Putinit që po terrorizojnë botën prej disa vitesh

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT