ELBASAN- Një person i cili po drejtonte biçikletën e tij në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë.
Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal ishte mosfunksionimi i frenave.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është bërë me dije mosha apo identiteti i viktimës.


