E mbuluar me mister është vrasja e 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë, trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në banesë nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”, teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij,
Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta.
Ky është Altin Alikaj, 46 vjeçarit në Vlorë që u gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesë.



