Presidenti Ilir Meta ka uruar Kosovën me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së saj. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohjen dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës.
Meta shprehet se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë gjithmonë krah njëra-tjetrës.
Postimi i Ilir Metës:
GËZUAR KOSOVË E DASHUR! Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!
Më herët ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili uroi shqiptarët në Kosovë me rastin e Pavarësisë.


