• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 19 VJEÇARIT/ Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin në Shqipëri, policia nis kërkimet
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 19 VJEÇARIT/ Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin në Shqipëri, policia nis kërkimet

9 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ashtu siç pritej, është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik.

Sipas informacioneve, urdhër-arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar që dyshohet se fshihet në vendin tonë, pas vrasjes brutalisht të Alkis Kampanos në Selanik nga një grup tifozësh, tashmë ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Raportohet se ka qenë ministria e Brendshme shqiptare që ka konfirmuar mbërritjen e urdhrit dhe tashmë ka nisur procesi hetimor për gjetjen dhe arrestimin e tij. Në fakt, hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Ndërkohë që sot nisin seancat për 8 të arrestuar në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër (e enjte) dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.

Në 24 orët e mëparshme një tjetër person është dorëzuar pranë organeve të akuzës, i cili ishte identifikuar si i përfshirë në vrasje dhe pritet të dalë para gjykatës.

Të gjithë të mësipërmit ndiqen penalisht për vrasje të përbashkët. Mes tyre janë tetë grekë dhe një shqiptar, 20 deri në 25 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMET SEKSUALE NË KISHËN KATOLIKE/ Ish-papa Benedikt XVI hedh poshtë akuzat, por kërkon falje: Turp e dhimbje e madhe
Previous article ENIGMA E ÇIFTIT NGA RUBIKU/ Kush janë Marika dhe Arben Përlala që morën 9 milion euro nga inceneratorët

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT