Ditën e djeshme, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri nëj tjetër denoncim të fortë, në lidhje me atë që ajo e quan ‘afera e inceneratorëve’. Këtë herë nën shënjestrën e Kryemadhit ishte një çift nga Rubiku, që sipas saj, kanë përfituar 9 milion dollarë nga kjo aferë, ndërsa shtoi se, në tenderët e inceneratorëve ka abuzime të mëdha.
Kompania e quajtur AM Co&Co është krijuar nga Marika dhe Arben Përlala që sipas znj. Kryemadhi janë paguar nga Klodian Zoto me 9 milionë dollarë, pa specifikuar se për punimet e cilit incenerator bëhet fjalë. Pagesa është bërë për të kryer punime për inceneratorët dhe sipas kryetares së LSI, kompania nuk ekziston e regjistruar si biznes.
POR KUSH JANË BASHKËSHORTËT PËRLALA QË PËRMENDI KRYEMADHI?
Nëse bën një kërkim të thjeshtë në Google rezulton se asnjë nga bashkëshortët dhe madje as kompania e tyre AM-CO&CO nuk figuron askund, duke rritur edhe më shumë dyshimet për rastin e denoncuar nga kryetarja e LSI.
Nuk dihet se kush janë këto dy persona përveç emrave të tyre dhe të kompanisë përfituese të miliona eurove. Ata nuk figurojnë në asnjë vend të punësuar, ndërsa sipas Kryemadhit, ata jetojnë në Lezhë.
Shkelja që kanë bërë është se, edhe pse kanë marrë 9 milion dollarë, ata nuk kanë shlyer detyrimet e TVSH-së….


