• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E BËRI PËR DASHURINË”/ Historia e pazakontë, shqiptari u dëbua 14 herë vetëm se donte ishte pranë të dashurës në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“E BËRI PËR DASHURINË”/ Historia e pazakontë, shqiptari u dëbua 14 herë vetëm se donte ishte pranë të dashurës në Itali

6 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kjo mund të quhet një histori e pazakontë. Një shqiptar është dëbuar për herë të katërmbëdhjetë nga shteti fqinj i Italisë. Ai nuk ishte i kënaqur me rekordin dhe u kthye sërish në Sant’Ilario D’Enza, në provincën e Reggio Emilia, ndërsa aty iu vendosën menjëherë prangat.

Mediet italiane shkruajnë se Emiljano Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë partneren.

Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën.

“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,” është shprehur shqiptari.

36-vjeçar shqiptar, i njohur si “koleksionisti i riatdhesimit”. Ai rezulton me precedentë për krimin kundër pasurisë dhe ishte dëbuar në fillim të vitit të shkuar. Në hyrjen e fundit, më 13 qershor, shqiptari nuk gjeti rehati dhe autoritetet e dëbuan sërish me një avion nga Malpensa për në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ai doli sot përpara gjykatës, ku arrestimi u vlerësua i vlefshëm dhe gjykata urdhëroi të nënshkruante në stacionin e Sant’Ilario D’Enza, në pritje të vendimit të dëbimit të 15-të.

Ndaj tij pati një sërë akuzash; 4 nga gjykata e Reggio Emilia për shkelje të kthimit në territorin italian; një nga Gjykata e Xhenovas për krimin e vjedhjes në tentativë; një nga gjykata e Bolonjës për krimet e rezistencës dhe fyerjes së një zyrtari publik dhe vërtetimeve të rreme të identitetit të tij personal; një nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar, një nga gjykata e Parmës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar dhe në fund, ajo e La Spezia-s, për tentativë për vjedhje.

Në total, ai u dënua me 5 vjet e 11 muaj burg, reduktuar në 5 vjet, 2 muaj e 28 ditë pas periudhave të paraburgimit të kryera tashmë, shkruan La Repubblica.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMA PËR 500 FËMIJË/ Ermal Meta dhe Veliaj darkë bamirësie për të vegjlit e “Shtëpisë Rosalba” në Lezhë
Previous article NGA ARBËR ÇEKAJ TE DRITAN REXHEPI/ Si e "pushtuan" shqiptarët Ekuadorin dhe si komandojnë trafikun e drogës që nga burgu

s.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT