• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDIHMA PËR 500 FËMIJË/ Ermal Meta dhe Veliaj darkë bamirësie për të vegjlit e “Shtëpisë Rosalba” në Lezhë
Home
Sociale

NDIHMA PËR 500 FËMIJË/ Ermal Meta dhe Veliaj darkë bamirësie për të vegjlit e “Shtëpisë Rosalba” në Lezhë

6 February, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Këngëtari i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare Ermal Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë organizuar një darkë bamirësie, në ndihmë të “Casa Rosalba”, një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.0959a544-e601-4c08-8a37-80fedfcf9963-675×450

Nga ana e tij Ermal Meta, dhuroi një fond bamirësie për këtë qendër, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se veprime të tilla duhen bërë sa herë është mundësia, për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.

“Dua ta falënderoj me gjithë zemër Ermalin. Kjo bamirësi, edhe e atyre që janë dhe nuk janë këtu sot, të cilët janë angazhuar për t’i mbledhur këto fonde, besoj se zgjidh sado pak një nevojë për të ndihmuar, ushqyer dhe kujdesur për rreth 500 fëmijë. Kjo ishte ideja e Ermalit dhe ndonjëherë, Perëndia ia jep thirrjen dikujt, ndërsa ne të tjerët jemi në ndihmë të tij, ndaj jam shumë i lumtur ta ndihmoja në këtë përpjekje fantastike. Të jam shumë shumë mirënjohës!”, iu drejtua Veliaj këngëtarit shqiptar.

Ermal Meta tha se do të dëshironte që ngjarje të tilla bamirësie të realizoheshin përherë. “Do më bëhej shumë qejfi që, kjo të mos jetë hera e parë dhe e fundit, por ky takim të rinovohej çdo vit. Për mua ky është një mision dhe ajo çka ndjeva kur u larguam atë natë nga Shtëpia Rosalba, në mënyrë të pashpjegueshme e ndjeva veten pak prind. Nuk e di çfarë do të thotë sepse unë nuk kam fëmijë, por në atë moment ashtu e ndjeva veten. Do më pëlqente që edhe shumë të tjerë të ndiheshin si unë dhe ky takim të bëhej i përvitshëm, pasi duhet të mendojmë për të ardhmen e atyre fëmijëve. Jeta nuk është vetëm sot, por është t’u japim këtyre fëmijëve kapacitetin që ta realizojnë të ardhmen me duart e tyre”, përfundoi ai.

Motër Alma, një prej zonjave që ka themeluar Shtëpinë Rosalba, falenderoi kryetarin Veliaj dhe këngëtarin, Ermal Meta, për këtë nismë të bukur në ndihmë të fëmijëve.

“Falenderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili iu bashkua premtimit të Ermal Metës, i cili na tha: ‘Unë nuk do t’ju lë’. Ky premtim është bërë edhe më i bukur sepse ju z. Veliaj shtrënguat dorën e Ermalit dhe së bashku keni realizuar këtë event bamirësie. E mira që ju keni bërë sonte është një burim shpëtimi për këto vajza”, tha Motër Alma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Historia e Elenës dhe tmerri i trafikut seksual: Shkonte me 20 burra në ditë
Previous article "E BËRI PËR DASHURINË"/ Historia e pazakontë, shqiptari u dëbua 14 herë vetëm se donte ishte pranë të dashurës në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT