• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PER 6 BASHKITE/ Mbi 50 emra, Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis përzgjedhjen
Home
Politikë

ZGJEDHJET PER 6 BASHKITE/ Mbi 50 emra, Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis përzgjedhjen

26 January, 2022 F.autor Politikë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen e kandidaturave në 6 bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Mbi  50 emra, mbështetës të levizjes se drejtuar nga Berisha,  kanë paraqitur ambicjen për të kandiduar në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Lushnjes, Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Ish-kryeministri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë njoftuar se do të mblidhen paraditen e së enjtes për të vendosur emrat finale që do t’i paraqiten bazës së demokratëve në këto 6 bashki për tu shprehur me votë për më të preferuarin.

Të dielën ne 30 janar, baza e demokratëve, përmes procesit të primareve, do të nxjerrë emrat e 6 kandidatëve me të cilat Komisioni i Rithemelimit do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në orët e fundit, PD dhe Komisioni i Rithemelimit janë përfshirë në negociata me aleatët për të hyrë në një marrëveshje paraelektorale. LSI është regjistruar në KQZ dhe gjasat janë që në këto zgjedhje të marre pjese si një aleancë me Lëvizjen e zotit Berisha.

Nga 6 bashkitë ku do të ketë garë në 6 mars, Shkodra pritet të prodhojë  përballjen më të fortë elektorale për faktin se është një bastion historik i PD dhe ku secili prej kandidatëve të Bashës dhe Berishës kanë gjasa reale për të triumfuar.

Por situata e krijuar muajt e fundit dhe largimi i një numri të lartë funksionarësh nga dega e PD Shkodër ka sjellë edhe një dorëheqje me peshë në rradhët e PD. Helidon Bushati drejtuesi politik i PD në Shkodër i paraqiti Lulzim Bashës dorëheqjen nga pozicioni që mban, duke deklaruar se do të qëndrojë deputet i thjeshtë.

“Kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës”.

Sipas burimeve, tërheqja e Bushatit vjen pas situatës së krijuar me bazën e partisë në Shkodër, një pjesë e konsiderueshme e se cilës i janë bashkuar lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha. Dorëheqja e Bushatit vjen 48 orë përpara takimit që Lulzim Basha do të zhvillojë në Shkodër, ku pritet të bëje publik edhe emrin me të cilin do të garojë PD në 6 mars për zgjedhjet vendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DESHTOI "SKENARI" I ARMAND DUKES/ 34 vjeçari i akuzuar, aksioner në ndërmarrje të përbashkëta
Previous article VENDIMET/ Lirohen nga detyra drejtori i Galerisë së Arteve, anëtari i këshillit të Kadastrës dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT