Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra anëtarin e këshillin drejtues të Kadastrës Gentian Deva duke emëruar në këtë detyrë Ismail Shehun.
Qeveria ka vendosur po ashtu lirimin nga detyra të drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elira Demiraj dhe emërimin në këtë detyrë të Klevis Hysës. Me VKM është liruar po ashtu nga detyra Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
VENDIME
VE N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Ismail Shehu emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
****
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 11/1, të vendimit nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
****
V E N D O S I:
- Znj. Elira Demiraj lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
- Z. Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


