• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KAM PËR T’I FALUR KURRË”/ Ish-partneri i vrau vajzën, babai: Më kërkoi që të dilte Xhuliana dhe e ekzekutoi…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK KAM PËR T’I FALUR KURRË”/ Ish-partneri i vrau vajzën, babai: Më kërkoi që të dilte Xhuliana dhe e ekzekutoi…

24 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

I dhimbshëm rrëfimi i babait të 40-vjeçares Xhuliana Topalli, e cila u ekzekutua më 9 janar nga ish-partneri i saj, teksa ishin prindër të një vajze 5 vjeçe. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka folur babai i viktimës, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi dhe madje ka folur me Nikolin Hilën, para se ai të zbrazte armën mbi vajzën e tij.

Babai tha se nuk ka për t’i falur kurrë për vrasjen e të bijës.

“Erdhi më vrau vajzën në sy të mbesës dhe iku në punë të vet, unë mbesën nuk ia kam ndaluar kurrë, ai sa herë ka ardhur ja kemi dhënë. Atë ditë erdhi dhe unë e nxora mbesën tek ai, por ai kërkoi që të dilte Xhuliana dhe ai e ekzekutoi. Vajza ka jetuar prej një viti me mua por ajo më shumë fliste me motrat sesa me mua, sa të jem gjallë unë atë familje nuk kam për t’i dhënë kurrë falje. Unë askënd nuk kam për t’i falur, drejtësia le të veproj por edhe unë nuk do ta fal kurrë. Kur vajza më ka treguar për këtë person nuk kam ditur asgjë për këtë. Por si çdo prind që kërkon të mirën e fëmijës edhe unë e pranova”, rrëfye babai i 40-vjeçares.

Nga ana tjetër në emision ka folur dhe vëllai i autorit. Ai tha se e dinte që vëllai ishte ndarë me Xhulianën pasi kishte një tjetër partnere prej muajsh, por se nuk kanë ndërhyrë në marrëdhënien e tyre. Vëllai i ka kërkuar falje familjes së viktimës dhe ka theksuar se prej tyre nuk iu ka ardhur asnjë e keqe.

“Im vëlla më ka marrë dhe më ka thënë se vrava Xhulianën dhe do vras edhe veten. Unë e kam ditur se ai e kishte shkëputur atë marrëdhënie, pasi ai ka një bashkëjetuese tjetër prej 8 muajsh, ata vet janë lidhur vet janë ndarë, ne na vjen keq çfarë ka ndodhur dhe i kërkojmë shumë falje familjes. Ata shpesh ndaheshin dhe bashkoheshin, madje ata nuk tregonin asgjë vetëm ata të dy e dinë çfarë kanë pasur. Ata kanë një vit që janë ndarë, ai pinte alkool, kishte probleme me alkoolin. Nuk e di pse pinte, unë i kam folur dhe aq sa kam pasur mundësi i kam folur, por s’më ka dëgjuar. Nuk e dija që ai kishte armë se ta dija nuk e lejoja, ai pengesë për vajzën nuk ka pasur sepse e merrte sa herë donte, nëse ata do ma lejojnë mbesën unë do ta dua do ta marrë ajo mbetet mbesa ime. Ne falje do t’i kërkojmë dhe prindërve të së ndjerës, e dinë se prej nesh nuk i ka ardhur asgjë, çdo gjë ka ndodhur mes çiftit”, deklaroi vëllai i Nikolin Hilës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZUAN NDAJ ELÇES/ Ançeloti: Ishte ndeshje e humbur, Benzema…
Previous article ATENTATI NË BELGJIKË/ Si u eliminua i forti i Elbasanit! Bledar Muça, krahu i djathtë i Çapjave dyshohet se u vra për hakmarrje

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT