Një aksident është regjistruar te Ura e Matit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


