Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Vlorë ka intensifikuar kontrollet me qëllim ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe të rrezikshëm.
Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 3 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 23 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 7 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1646 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-252 masa për tejkalim shpejtësie;
-72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-8 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-40 masa për përdorimin e aparatit celular;
-152 masa për parakalime të gabuara;
-739 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-12 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-339 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.


