Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shtyrë sërish, për të katërtën herë. Arsyeja është se kësaj here, dy prokurorë ishin me Covid-19.
Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.
Ish-ministri i brendshëm, Tahiri dhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, të dy të fajësuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për “shpërdorim të detyrës” do të rigjykohen në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë.


