• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT/ Berisha: Rama vërsuli policinë me kërkesa direkte nga Beogradi. Ja kush e telefonoi 6 herë…
Home
Politikë

AKUZAT/ Berisha: Rama vërsuli policinë me kërkesa direkte nga Beogradi. Ja kush e telefonoi 6 herë…

15 January, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Lezhës ku i është rikthyer takimeve në bazë me demokratët, ka deklaruar edhe një herë ambicien për të “marrë shtëpinë tonë”, pasi dështoi në 8 Janar për të marrë me dhunë godinën e PD-së.

“Nuk lëvizim qoftë edhe një milimetër nga ajo që ju mendoni e me të drejtë kërkoni, ju kërkoni shtëpinë tuaj, shtëpia do jetë e juaja.

Për të qenë të gatshëm për beteja shumë herë më të fuqishme se ajo e 8 janarit, revolucioni ynë nuk ka të ndalur, axhenda jonë është liria”, tha Berisha.

Duke folur për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e PD-së, Berisha ngriti në një tjetër nivel akuzat, kur tha se policia ndërhyri me urdhër të kryeministrit Rama që kishte marrë “kërkesa direkte” nga Beogradi.

“Çfarë ndodhi në ato zhvillime? Edi Rama rrethoi Lul Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandanti i rojes së personaliteteve, por Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.

E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh të cilët vendin e kishin në qeli.

Më 8 janar me një skenar të parapregatitur ai vërsuli me kërkesa direkte dhe nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë kundër demokratëve paqësore.

Pse e thua këtë të Beogradit do thoni ju? E them unë se Baton Stanikshiqi është Mugosha i ri në PS e në Shqipëri.

Mugosha i ri e ka marrë, të faktuar, 6 herë në telefon Edi Ramën pas urdhrave që i vinin nga Beogradi, mbro Lul Bashën mbro Lul Bravën. Po po, kjo është e faktuar dhe ai nuk e mohoi dot kur ia përplasën përfaqësuesit tanë në bisedime. Një lojë kriminale e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, shqiptarëve e interesave të tyre”, tha Berisha.

Sipas liderit historik të PD, në protestën e 8 janarit, “qëllimi ishte t’i nxirrnim kriminelët nga shtëpia, të nxirrnim turpin dhe blindat nga shtëpia sic e thashë butësisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar të politikës shqiptare, njeriun që ka shndërruar, ka fut elementë të një kalbësire në PD, Lulzim Bravën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat
Previous article PSE DUHET TË ECNI PARA SE TË HANI? Mund të parandaloni sëmundjen që prek shumë njerëz

s.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT